Kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla, ka nisur nga njesia Mollas buxhetimin me pjesmarrje për projektbuxhetin e vitit 2025. Salla është shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak Jetmir Laroshi dhe stafi i tij. U mblodhëm me shumë interes të gjitha diskutimet dhe problematikat e ngrituara nga banorët e kësaj njësie, për ti përfshirë ato në projektet që do të hartohen. Gjithashtu pati dikutime të ndryshme dhe pyetje nga të pranishmit, të cilat morën dhe përgjigjet nga kryebashkiaku Andis Salla. Buxhetimi me pjesmarrje do të vijojë dhe më tej, në të gjitha njësitë e tjera të Bashkis Cërrik.