Ditën e sotme në studion e “InfowebTv” ka qenë i ftuar Krytari i Bashkisë së Cerrikut, Andi Salla. Ai foli për problemet që hasen në këtë Bashki; masat që kanë marrë për këto shqetësime dhe prioritetet e periudhave në vazhdimësi.
1)Thonë se njerëzit e duhur janë në krye të institucioneve, sa ja keni dalë ju me këto sfida ne Bashkinë e Cerrikut?
Andi Salla: “Sfida ka plotë në Bashkinë e Cerrikut.
Pandemia ka qenë një nga sfidat që kemi hasur kohët e fundit. Ne jemi angazhuar dhe kemi qëndruar pranë me problemet që kanë shqetësuar të gjithë qytetarët e Bashkisë së Cerrikut. Pa harruar problemet e bujqësisë, shkollave, qendrat shëndetësore..etj.”
2)Papunësia, mbyllja e uzinave krijojë një situata të vështira në Bashkinë e Cerrikut, si e shpjegoni ju këtë situatë?
Andi Salla: “Në Bashkinë e Cerrikut janë një numër i caktuar aktualisht në punë. Di të them që është një numër i konsiderueshëm.
Nuk mund të them me shifra fikse sesa ka arritur numri, sepse numri i të punësuarve rritet çdo ditë. Kompania e duhanit është një kompani serioze dhe nuk kemi hasur problematika, dhe puna ka vazhduar normalisht. Kemi punësuar rreth 150-200 punonjës këtë sezon. Gjithashtu kemi punësuar një numër të konsiderueshëm për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj ambientit të Bashkisë.
3)Një problem ndër vite ka qenë dhe pastrimi i kanaleve kulluese dhe kjo ka sjellë shqetesime, sidomos në furnizimin e ujit të pijshëm. Cfarë masash keni marrë ju për këto shqetësime?
Andi Salla: “Ne jemi munduar me fondet e qeverisë të bëjmë diçka për këtë problem.
Kemi bërë të mundur që kanalet vaditëse dhe uji i pijshëm të jetë i mundësuar për fermerët të cilët kanë mundësi prodhimi të produkteve dhe të kenë mundësi që ato produkte të prodhuara të kenë siguri tregu.
Në njësinë Mollas kemi një projekt që është pothuajse gati në përfundim për furnizimin e ujit të pijshëm dhe kjo besoj është një nismë e cila ka për të bërë të mundur mbylljen e këtyre shqetësimeve ndaj qytetarëve.”
4)Si paraqitet Bashkia e Cerrikut me Infrastrukturat në përgjithësi dhe kryesisht me shkollat, Çfarë zgjidhje u ka dhënë Bashkia gjatë këtyre viteve?
Andi Salla: “Ne kemi marrë të gjitha masat për sistemimin e rregullt të shkollave. Jemi duke investuar në disa shkolla që kanë probleme me Infrastrukturën, dhe ne kemi krijuar mundësinë të kenë kushte sa më të duhura për procesin mësimor.”
5)Një nga problemet që kemi parë më së shumti ndër vite ka qenë, përmbytja dhe reshjet e shirave që kanë bllokuar kanalet. Çfarë shpjegimi jepni për këtë situatë të përhershme që është krijuar në Cerrik?
Andi Salla: “Atëherë, territori i Bashkisë ka territor bujqësor të cilat kemi hasur vështirësi dhe ne kemi marrë masat e duhura për shqetësimin e kësaj natyre. Aktualisht kemi vënë fokusin në këtë fushë, që në periudhën e reshjeve të mos kemi ankesa nga banorët dhe situata të tilla që sjellin panik dhe shqetësime.”
6)Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama, organizoi një takim me Bashkitë në vend për mbetjet.
Si paraqitet Cerriku me mbetjet?
Andi Salla: “Mund të them që ne kemi një qytet të paster ndaj pjesëve të mbetjeve.
Bashkia e Cerrikut mund të them që është një nga Bashkitë më të pastra në vend. Të gjitha mbetjeve të bujqësisë, kemi arritur t’i zgjidhim, por sot për sot, ambientet përreth në qytetin e Cerrikut janë të pastra dhe pa mbetje.
7)Ku do të jetë prioriteti juaj më shumë në “buxhet” këtë vit?
Andi Salla: “Ne jemi në fazën e buxhetimit në pjesëmarrje, dhe të gjitha ato projekte që qytetarët kanë nevojë, ato do ta caktojnë buxhetin më të madh që ne të investojmë në shqetesimet e tyre të përditshme. Qoftë kjo në arsim, në kopshte, në qendrat shëndetësore përreth, etj. Dhe gjithashtu, ne kemi disa projekte për hapësirën e pallateve të cilat ne i kemi ndarë me blloqe, sepse kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët gjatë këtyre viteve.