Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ndalën në një takim me banorë të lagjës “5 Maji” në Elbasan ku bënë një bilanc të punës së 4 viteve.
Llatja premtoi se përveç vijimi të investimeve në infrastrukturën rrugore, do të ketë një fokus të veçantë edhe infrastruktura shkollore ku, përveç ndërtimit të një çedheje të re, shkolla “Hamit Mullisi” do të zhvendoset në një godinë tërësisht të re.
“Sot është dita që t’i bëjmë disa balance. Lagja 5 Maji” ka një territor shumë të gjerë. “5 Maji” ka qenë tipikisht lagjja që kishte nevojë emergjente për urbanizim dhe prandaj ne kemi ndërhyrë dhe po vazhdojmë. ” 5 Maji”, nga një lagje që ishte totalisht periferike, në këtë mandat të ri do ta kthejmë në model.
Sot ne kemi ardhur me një bilanc pozitiv. I kemi bërë një sërë punësh këtu tek ne. “Vasil Kokoneshi”, ” Haxhi Mullisi”, ” Muc Shqiptari”,” Grigor Nosi”, “Xhaferr Duhanxhiu”, ” Hasan Kopili”, ” Emin Haxhiademi” KUZ tek ” Arif Dardha” dhe tek ” Xhaferr Belegi”, rikonstruksioni i shesheve të pallateve ” Mustafa Demiri”, ndërtimi i Qendrës Shëndetësore, rikonstruksioni i rrugës ” Lef Nosi”, nga Parku deri tek ” Emin Haxhiademi”. Kemi rrugën ” Kamber Seriha” nga nënstacioni derintek 3 H – ja, ka përfunduar KUZ – ja tek “Xhavit Saraci”, po bëjmë një pjesë edhe tek “Theofan Popa”, po punojmë për sistemimin e ujrave të bardha, asfaltimin e rrugës “Ndricim Duraku”, ” Koco Brisku” etj.
Ne kemi një sërë rrugësh dhe investimesh që kemi bërë gjatë kësaj periudje, ne sot kemi një infrastrukturë të përmirësuar. Ne duam që brenda këtij mandati ta mbyllim 100 përqind me kanalizimet e lagjes ” 5 Maji”. Po mbështesim me infrastrukturën shkollore, ne këtu kemi një problem me shkollën “Hamit Mullisi”. Kemi gjetur zgjidhjen, atë që kemi folur bashkë me ju, ne brenda këtij mandati shkollën “Hamit Mullisi”, do ta spostojmë tek kolaudimi. Kolaudimi po bëhet gati të fillojë godinën e re brenda tek infrastruktura që do të bëhet për Auto Moto Parkun, ndërkohë që ne e kemi godinën të rikonstruktuar dhe rregulluar bashkë me një palestër fantastike që do bëhet aty ku është koalidimi sot” – shtoi Llatja.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi u kërkoi banorëve të lagjes “5 Maji” të bëjnë një krahasim objektiv të kandidatëve. Këtu rrugë të shtruara, tha Kushi, janë prova se Gledi mban fjalën e dhënë. Ministrja u shpreh e bindur se lagja “5 Maji” do të marrë vendimin e duhur në 14 Maj.
“Eshtë shumë kënaqësi të vish në këtë lagje, para pak muajsh ishim me Gledin dhe Damianin për të inspektuar punimet e rrugës, sot vi dhe e gjej të shtruar, dhe me të vërtetë është një kënaqësi shumë e madhe. Ndërkohë ne e dimë që përvec kësaj rruge ka edhe rrugë të tjera, ka edhe ndërhyrje të tjera, ka edhe projekte të tjera që ne do t’i bëjmë, por kjo rrugë është prova që ne do t’i bëjmë të gjitha. Ne jemi të bindur se bashkë me Gledin dhe PS, kjo lagje nuk do të jetë më një lagje periferike e Elbasanit, por do të jetë një zonë e urbanizuar, jo vetëm me rrugë, por me të gjitha shërbimet e tjera.
Njësoj si lagjet e qendrës së qytetit. E këtë herë vijmë në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 14 Majit. Fushata jonë cdo ditë bëhet më e bukur, sepse cdo ditë na bashkohen më shumë njerëz,më shumë gra, më shumë vajza, më shumë të rinj e të reja, cdo takim bëhet edhe më i bukur, edhe më entuziast.
Ne shohim gjithnjë e më shumë mbështetje tek qytetarët, dhe kjo mbështetje nuk është e rastësishme, jo thjesht se janë të majtë dhe vijnë të na mbështesim. Por ne në cdo takim dhe bëjmë një bilanc të punëve, cfarë është bërë dhe cfarë do të bëhet.
Gledi ashtu sikurse Partia Socialiste janë prova, janë garancia që punët do të vazhdojnë përpara, që Elbasani do të eci përpara, që edhe lagjja ” 4 Maji”, do të eci përpara. Suksese të gjithëve, fitore!”






