Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, uron mësuesen e tij të parë: Mësuesja e parë, plot kujtime dhe nostalgji

0

Dita e 7 Marsit, ndër breza kujtohet nga fëmijë e të rritur. Imazhi i mësuesit të parë, i cili vijon të quhet prindi i dytë për fëmijën, mbetet në kujtime dhe nuk harrohet kurrë.
Ndaj, këtë vit 7 Marsi erdhi më i veçantë se kurrë, për dy figura të njohura të cilët kanë marrë përsipër një detyrë të çmuar, njëri për një qytet sa më të mirë, dhe më pranë komunitetit, dhe tjetri për rend dhe siguri sa më të lartë në vend.

Bëhet fjalë për Kryetarin e Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i kanë bërë surprizën më të bukur mësueses së tyre të klasës së parë, mësuese Lirisë.

Të dy në një klasë, në shkollën “ Naim Frashëri”, të dy ish nxënës të shkelqyer, të dy të rinj me vizion për të ardhmen e vendit të tyre, janë bashkuar dhe kanë takuar mësuese Lirinë.
Në një mesazh kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja pohon se “ së bashku me shokun tim të klasës në shkollën “Naim Frashëri” Gledis Nano, u ritakuam me mësuese Lirinë, mësuesen e klasës sonë së parë, në një takim plot kujtime dhe nostalgji.
Një urim shkon për çdo mësuese dhe mësues të Elbasanit, duke vlerësuar kontributin e tyre të paçmueshëm në edukimin e brezave të rinj”.
Një kujtim i bukur për dy miq të vjetër fëmijërie dhe mësuesen e tyre sa të vjetër në profesion, dhe sa impresionuese në kujtimet e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu