Kryhet operacioni i vështirë,familja dhuron zemrën e vajzës për djalin 27-vjeçar

0

Në Maqedoni është realizuar për të dytën herë transplanti i zemrës. Bëhet fjalë për një djalë 27 vjeçar, të cilit i është transplantuar zemra e një vajze të ndjerë, familja e të cilës ka dhuruar organet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar realizimin e këtij operacioni të vështirë.

“Në ora 3:33 të mëngjesit të sotëm, tek një djalë 27-vjeçar janë dëgjuar rrahje të një zemre të re, të dhuruar! Ky është transplantimi i dytë i zemrës i kryer në historinë e vendit, në Klinikën e Kardio-kirurgjisë . Urime të gjithë kolegëve dhe faleminderit gjithë ekipit që punoi pa u lodhur gjatë gjithë natës! Ky është një sukses i madh i kujdesit shëndetësor maqedonas, që nuk do të ishte e mundur pa pëlqimin për dhurimin e organeve nga familja e pacientes së re që humbi jetën e saj para kohe. Jam krenar për kolegët e mi!”, shkruan Filipçe.

“Jeta e saj u mbyll tragjikisht por zemra e saj shpëtoi një jetë tjetër. Nuk ka fjalë të shprehësh mirënjohje familjes. Dhurimi i zemrës së vajzës së saj për transplant organesh është një veprim tepër human” shkruan ministri Filipçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu