Kthesë apo vazhdimësi? Shqipëria voton

0

Shqiptarët pritet të përcaktojnë sot nëse duan të ndryshojnë qeverinë apo t’i japin një mandat të tretë Edi Ramës. Këto janë të dhënat kryesore të zgjedhjeve të sotme:

Rreth 3.6 milionë shqiptarë janë thirrur  sot,më 25 prill për të zgjedhur një parlament të ri mes tensioneve parazgjedhore dhe akuzave për blerje votash dhe abuzime, të cilat shkaktuan një të vdekur dhe disa episode krimesh zgjedhore.

Shqiptarët pritet të votojnë në 5199 qendra votimi ndërsa votat e tyre do të numërohen në 92 qendra votimi, kryesisht në palestra shkollash.

Për herë të parë që nga zgjedhjet e vitit 2005, shqiptarët do të kenë mundësinë të votojnë jo vetëm partinë, por mund të japin edhe një votë pëlqyese për kandidatin. Vota pëlqyese nuk do të përcaktojë se cilët nga kandidatët do të shkojnë në parlament por kandidatët në vendet humbëse të listës do të kenë mundësinë të zëvendësojnë kandidatin e fundit fitues në rast se fitojnë më shumë se sa dhjetë mijë vota fituese.

Shqiptarët do të votojnë në 12 qarqe ku në çdo qark zgjidhet një numër deputetësh në raport me popullsinë. Qarku më i vogël, ai i Kukësit, ka 83 mijë votues të regjistruar dhe do të dërgojë në parlament tre deputetë. Qarku më i madh është Tirana, që ka 910 mijë votues të regjistruar dhe ku zgjidhen 36 deputetë ose 26% e totalit.

 

Në garë për votat e shqiptarëve janë 12 parti dhe pesë kandidatë të pavarur. Secila prej partive ka 153 kandidatë, gjithsej 1841 kandidatë.

Nëse ju zgjidhni një kandidat pa zgjedhur partinë përkatëse, atëhere kjo votë i llogaritet partisë që i përket kandidati. Nëse zgjidhni vetëm partinë, kjo nuk përbën problem pasi vota pëlqyese nuk është e domosdoshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu