Edi Rama: Për ne përtej dasive është Shqipëria, le të dalim kryelartë

0

“MIRËMËNGJES 🇦🇱

le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”

Sot në Shqipëri votohet për zgjedhjet parlamentare ndaj në këtë proces me risi janë thirrur të votojnë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë për të zgjedhur 140 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje garojnë 1841 kandidatë për deputetë, përfaqësues të 12 partive, koalicioneve apo dhe kandidatë të pavarur.

Sipas Kodit të ri zgjedhor Shqipëria ka sistem zgjedhor propocional rajonal ku mandatet dalin nga 12 qarqet. Qarku me numrin më të madh të mandateve për deputetë është Tirana, me 36 të tillë. Gjithashtu këtë vit, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, përveç partive kanë mundësi të votojnë dhe për kandidatin e preferuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu