Kthjellime dhe temperatura konstante, parashikimi i motit për ditën e sotme

0

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë. Për pasojë: kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë orët e para të ditës. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu në skajin verior. Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet, ndërsa vranësira të shpeshta do ketë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes,por mesdita ruan vlera kostante duke luhatur vlerat ditore nga 7°C zonat malore deri në 27°C zonat e ulta.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndrësa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe pjesërisht vendet e Europës Qëndrore mbeten me vranësira të dendura dhe shira afat-shkurtër. Ndërsa me kthjellime do të paraqiten Rajoni I Mesdheut, Europë Perëndimore dhe ajo Veriore.

Kosova

Paraditja mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare. Por duke ju afruar mesditës dhe kryesisht pasditja shtojnë vranësirat në zonat perëndimore duke rrezikuar dhe ndonjë shi të papërfillshëm. Mbrëmja sjellë sërisht ri-kthim të motit të kthjellët.

Maqedonia e Veriut

Moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat duke ju afruar mesditës do të largohen gradualisht drejt zonave lindore të MV duke bërë që pasditja dhe mbrëmja të mbizotërohet nga kthjellimet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu