Kujdes! Kjo është mosha kur rrezikoni më shumë të divorcoheni

0

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT për regjistrimin e popullsisë ka nxjerrë në dritë shumë detaje që ndoshta nuk i dinim.

Sipas të dhënave të publikuara pak ditë më parë, rezultoi se numri total i popullsisë është 2.4 milionë banorë, afro 420 mijë më pak se në vitin 2011.

Por jo vetëm kaq. Në të dhënat e censusit që janë bërë publike, janë evidentuar edhe statusi që ka çdo qytetar që është pyetur, nga ku rezultoi se 54,9% janë të martuar, 36.6% beqarë, ndërsa 7,0% e popullsisë i/e ve dhe 1,4% të divorcuar ose të ndarë. E pikërisht, kur vjen puna tek ndarjet, situata komplikohet, pasi edhe pasojat që vijnë më pas që nga ndarja e pasurisë e deri tek kujdesi i fëmijëve bëhen më të vështira.

Por kush është mosha që rrezikon më shumë të arrijë në divorc?

Sipas të dhënave zyrtare, grupmoshat nga 40-50 vjeç kanë pasur një trend rritës që i janë drejtuar dyerve të gjykatave për zgjidhje të martesës. Në total janë 34 400 persona të ndarë dhe gati gjysma e tyre janë në moshës 40-50 vjeç.

Shkaqet që çiftet arrijnë në këtë fazë janë të ndryshme, por më kryesorja mbeten problemet ekonomike.

Referuar popullsisë së divorcuar ose të ndarë, femrat zënë 58,9%, ndërsa në popullsinë që nuk është martuar kurrë (beqare), 55,7% janë meshkuj, përqindje kjo më e lartë dhe për shkak të moshës më të vonshme mesatare të martesës së tyre.

Krahasuar me vendet e tjera të Rajonit, Shqipëria zuri vendin e parë për divorcet. Normën më të ulët të ndarjeve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas nesh Mali i Zi, me 1.3. Kosova ka dhe normën më të ulët të divorceve në gjithë Europën, duke mbajtur kështu edhe rekordin e martesave në Europë, me 9.8 martesa për një mijë banorë, sipas të dhënave që janë bërë publike në vitin 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu