Kujdes kur ‘ndihmoni’ shoferët e tjerë, sinjalizimi me drita për t’u thënë se para kanë policë, do gjobitet

0

Në seancën e së Premtes, Kuvendi në Shqipëri ka miratuar ndryshime në kodin rrugor. Më së shumti bëhet fjalë për sjelljet agresive në rrugë. Ky ndryshim është shtuar sëfundmi dhe drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes, pasi janë ashpërsuar edhe gjobat.

Por çfarë nëkupton “sjelllja agresive në rrugë”?

“Rastet kur drejtuesi i mjetit, në rrugë inter-urbane kryesore e dytësore ushtron presion, ose agresion me sistemet e ndriçimit dhe nuk ruan distancën e sigurisë, duke vënë në rrezik serioz përdoruesit e rrugës para tij”, sqaroi deputetja e PS-së, Vasilika Hysi

Kjo do të thotë se drejtuesit duhet të bëjnë kujdes edhe kur sinjalizojnë me drita drejtuesit e mjeteve përballë, për t’i “ndihmuar” se përpara kanë një patrullë të Policisë Rrugore, pasi mund të bëhen subjekt i kësaj shkeljeje dhe të gjobiten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu