Rovena Dilo ka qenë pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur rrugëtimin e saj gjithë këto vite në muzikë.
Po ashtu ajo ndau me publikun edhe momente të ndryshme që ka përjetuar me fansat e saj.
“Duhet të dish që njeriu ka vlerë vetëm sepse është me të tjerët dhe është si të tjerët. Ti asnjë gjë nuk je pavarësisht se ti del në një ekran, unë bëj punën time atje. A e bëj mirë apo keq, kjo është gjë tjetër pastaj. Pra nëse një njeri të adhuron maksimalisht, ai e ka për efektin e famës sepse të shikon diku ku nuk të prek dot. Kam qenë me këmbë në tokë, edhe kur kam dëgjuar budallallëqe pafund, e kam parë si një çudi që është e shkëputur nga Rovena, nuk është Rovena që ka lidhje me to”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, Rovena ka dhënë edhe një shembull të shumë viteve më parë që kishte të bëntë pikërisht me fansat.