Kujt i përket ky varr misterioz në Krastë!?

0

Kushdo që kaloi këto ditë në Krastë u përball me një skenë aspak të zakontë. Në mes të pyllit pranë disa pishave një varr si gjithë të tjerët i mbuluar me dhe, me gur tek koka dhe me gjatësinë e një njeriu. Kush nuk do ta besonte se aty prehej një njeri dhe pyetja që shkon drejt e në mendje është; kujt i përket ky varr!?

Në fakt nuk bëhet fjalë për një rast të ditëve të sotme. Por për një fragment filmi. Edhe pse nën të nuk ndodhet një njeri, dikur personazhi ka jetuar vërtet.

Prej disa muajsh, një grup aktorësh të rinj të talentuar kanë nisur xhirimet e një filmi në Elbasan.

Infoelbasani.com mëson se subjekti i filmit bën fjalë për një histori reale ndodhur në fillim të shekullit të kaluar në qytetin e Elbasanit. Një histori nga ato të bujshmet që mbeten gjatë në memorien e një qyteti, e madje edhe më gjërë.

Është një projekt që vetëm këta djem pasionantë e të talentuar mund ta realizojnë. Sepse që të prodhosh një film gjithçkush e merr me mend se sa kohë, mund, profesionalizëm dhe shpenzime monetare nevojiten.

Ata po punojnë me një përkushtim dhe optimizëm të paparë. Dhe kjo atmosferë duket në sheshet e xhirimeve. Dhe kur punohet në këtë mënyrë, produkti në fund e ka të ardhmen e sigurtë.
Xhirimet e filmit “Dine beu” pritet të përfundojnë para Vitit të Ri.

Në fund të produksionit artistët synojnë ta prezantojnë projektin e tyre në një festival filmash ndoshta në Turqi.

Se shpejti Filmi “Dine Beu”
Regji/Skenar: Enes Molla
Drejtor Fotografie: Besnik Ademi
Drejtor Filmi: Petrit Memolla
Menaxher: Hekuran Sinani
Make Up Artist: Iris Shabani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu