Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa vishet kuq e zi (Video)

0

Nga Andi Kupi

Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi në festën e flamurit tonë kombëtar.

Kulla ka ndriçuar kuq e zi gjatë pasdites së sotme dhe ka qëndruar ashtu për të paktën dy minuta.

Edhe Bledi Mane ka ndarë një video nga momenti special, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë. Ajo ka një gjatësi prej 828 metrash. Ndërtesa ka 163 kate, nga të cilat 9 hotele.

https://www.facebook.com/491139224269368/videos/3758917014139630

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu