Kultivonte bimë narkotike/ Policia kap 34-vjeçar në Shkodër në tokën e tij

0

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme një 34 vjeçar i cili kishte mbjellë bimë narkotike në pronën e tij.

bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.D., 34 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i cili u kap në pronën e tij duke kultivuar kanabis.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet  një tjetër  rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Në vijim  të  kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur  arrestimin në flagrancë të shtetasit:

B.D., 34 vjeç banues në Hajmel, Vau Dejës, pasi në pronen e tij u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike “cannabis sattiva”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu