Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet autori në Mallakastër

0

Sipas policisë autori i kanabisit është 54-vjeçari me iniciale M.Sh.
Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mallakastër për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se kanabisi është gjetur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zhupanat. Sipas policisë autori i kanabisit është 54-vjeçari me iniciale M.Sh.

Njoftimi i Plotë:

MALLAKASTËR Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 54 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në fshatin Zhupanat, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre është shtetasi M. Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu