Kupa e Afrikës, arbitri mbyll ndeshjen në minutën e 85

0

Finale e çmendur në një ndeshje të Kupës së Afrikës.

Gjithçka ndodh në minutat e fundit të ndeshjes mes Tunizisë dhe Malit, e fituar 1-0 nga mali falë golit të Konè.

Në minutën e 85 të takimit arbitri fishkëlliu fundin e ndeshjes, por pasi u njoftua nga asistentët që loja nuk mund të mbyllej në minutën e 85 riktheu lojtarët në fushë dhe rifilloi lojën.

Por çudia nuk përfundoi këtu, arbitri njoftoi sërish përfundimin e ndeshjes (këtë herë përfundimisht) pak sekonda para minutës së 90. Një zgjedhje që tërboi kombëtaren e Tunizisë, sidomos duke pasur parasysh se vetëm në pjesën e dytë pati: 9 zëvendësime, 3 ndërhyrje në VAR, 2 penallti, 1 gol, 1 karton të kuq dhe pa llogaritur minutat e humbura nga bilbil i gabuar i minutës së 85.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu