Kupa e Shqipërisë/ Elbasani përmbys Partizanin pas 120 minutash dhe kalon në gjysmëfinale

0

ELBASANI – Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Kupës. Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-3.

Pas humbjes 1-0 në shtëpi, Elbasani sot tregoi tjetër fytyrë. “Verdheblutë” shënuan në minutën e 25-të më Lajthian, ndërsa vendasit barazuan 14 minuta më vonë me anë të Contreras.

Më nisjen e pjesës së dytë, ishte përsëri Xhonatan Lajthia ai që gjeti rrugën e rrjetës për Elbasanin, duke çuar shifrat në 1-2.

Kur u mendua se gjithçka do të shkonte drejt penalltive, ishte pikërisht një penallti e ekzektuar nga Ze Gomes, që “fiku” shpresat e Partizanit. Portugezi shënoi për 1-3 dhe dërgon kështu Elbasanin në gjysmëfinalen e Kupës.