Kuptimi i çdo emoji zemre që ju dërgoni, ja simbolika e tyre

0

Ne dërgojmë shumë zemra gjatë një ditë në WhatsApp, Instagram, etj, etj. Për të mos qenë të mërzitshëm, eksperimentojmë me lloje të ndryshme emoji-sh në formë zemre, pa e ditur çfarë kuptimi ka secila.

Zemra blu

Zemra blu përfaqëson energjinë mes shokëve të mirë. Ti nuk ja dërgon dot të gjithëve, por kryesisht atyre të cilëve intuita të thotë t’i besosh. Eshtë e mirë për bisedat kur nuk ke më ç’të shtosh apo ndonjë mesazh në DM që nuk ka fare konotacion seksual.

Zemra e verdhë

Përdoret kryesisht në marrëdhëniet e ngushta familjare, ose kur doni të kaloni nga një romancë në territor shoqëror. Zemrën e bardhë mund t’ja dërgosh gjyshes, mamit dhe figurave të tjera që të falin siguri të një lloji të veçantë.

Zemra lejla

Konsiderohet si një emoji që dërgohet kur je në qejf për lojëra shtrati! Kujdes kur dhe ku e përdorni.

Zemra e bardhë

Përfaqëson diçka të pastër, më të mirën e të mirave! Zemra e bardhë mund të përdoret kur doni të tregoni mbështetje përmes një emoji.

Zemra kafe

Kjo ikonë është përgjithësisht e rezervuar për një njerëzit me ngjyrë dhe përdoret për t’u solidarizuar me ta.

Zemra e kuqe

Ndonëse konsiderohet si zemra më romantike, është në fakt më bazikja. Të bën përshtypje vetëm herën e parë që ta dërgon dikush. Nëse e merrni shpesh nga partneri, është një shenjë e mirë sidomos nëse jeni në fillim të lidhjes.

Zemra e zezë

Shpesh përdoret ironikisht, por zemra e zezë është simboli i thellësisë, dashurisë romantike.  Çojani vetëm shpirtit tuaj binjak.

Zemra e thyer

S’ka nevojë për shpjegim sepse emoji i thotë të gjitha! Përdoret fiks kur të kanë mërzitur deri në limitet e zemrës së thyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu