Kurban Bajrami, myftiu i Elbasanit:Ruani familjen dhe respektoni njëri-tjetrin

0

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. 

Qindra besimtarë në Elbasan u mblodhën sot në sheshin “Gensher”për faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Në fjalën e tij myftiu i Elbasanit Agim Duka referuar ngjarjeve të fundit që kanë tronditur themelet e familjes bëri thirrje për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të saj dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

Besimtarët përcollën urimet e tyre dhe folën për rëndësinë e solidarizimit për njerëzit në nevojë.

Akti i Kurbanit kryhet pas Faljes së Bajramit, ku veç shesheve besimtarët i drejtohen xhamive më të afërta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu