Kurban Bajrami në Elbasan, qindra besimtarë falin namazin në sheshin “Gensher”

0

Edhe në Elbasan  besimtarët myslimanë kanë mbajtur mëngjesin e sotëm faljen me rastin e  Kurban Bajramit.E cilësuar si një ndër festat më të rëndësishme të kalendarit islam, bashkë me Fiter Bajramin edhe këtë herë falja e Kurban Bajramit është kryer në sheshin “Gensher”,i cili u mbush nga qindra qytetarë.

Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij Myftiu Agim Duka  i cili foli për simbolikën e kësaj dite dhe mesazhin që përcjellë.

Besimtarët në shesh përcollën urime për këtë ditë të shenjtë ndërsa folën dhe për simbolikën e saj atë të bërjes kurban. Një besimtar mysliman pohuan ata kursen më herët vetëm për ta festuar siç duhet këtë ditë.

Kurban Bajrami sipas  traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit.Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Infoweb Media ju sjell disa foto nga falja e Namazit!

 

Entela Duka/ Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu