Kurseu paratë e pensionit për të blerë iPhone12,Çun Lajçi : Më mbërdheu COVID-19 thashë s’më dalin për ilaçe

0

Çun Lajçi thotë se tetë muaj e kurseu pensionin për të blerë një iPhone12, por nuk arriti.

Aktori i njohur Çun Lajçi përpara disa ditësh ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Ai kohë pas kohe me anë të postimeve në rrjete sociale flet për gjendjen shëndetësore të tij, por prek edhe tema të tjera.

Me anë të një statusi në Facebook, Lajçi tha se ka ruajtur për tetë muaj paratë e pensionit për ta blerë një iPhone12, ngase është i apasionuar pas teknikës.

Por, ai nuk arriti ta blejë atë ngasee u sëmurë nga COVID-19 dhe u detyrua që paratë t’i marrë për t’u mjekuar nga ky virus.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ÇUN LAJÇIT, PA NDËRHYRJE:

“O po iu shkruej që t’qeshni bre,

-jo për tjetër, m’besoni,
që ta dini se sa hajvan bahet njeriu!
*
Tetë muej ditë s’e kam prekë pensionin!
Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve!
U bana ma shumë se gjakovarê!
A dini pse?
Sepse jam hajvan!
Jam i dashunuem n’teknikë si t’isha fëmijë!
Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistëve çdo natë, e thojsha shtrengoje rrypin, shtrengoje, bani bashkë paret e bleje thiun!
Kur me mbërtheu Covidi u tuta mos po vdes, e menzi shkova deri të banka.
Merri paret o thi hajvan, se tybe s’të dalin për ilaçe!
Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!
Pasha Zotin e madh s’iu rrejta, qeshtu kam ba!
Mehesap krejt i marrë jam!
Dardani, 01.04.2021″

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu