‘Kurti i poshtëruar në SHBA’,media serbe tallet me vizitën e tij: Nuk ka takur asnjë zyrtar

0

SERBI– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në një vizitë zyrtare disaditore në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku njoftoi se do të zhvillojë takime me disa zyrtar, biznesmen dhe komunitetin shqiptar.

Mediat serbe kanë ironizuar vizitën e tij pasi sipas tyre deri më tani Kurti nuk ka takuar asnjë figurë të lartë dhe asnjë biznesmen. Sipas tyre Kurti, ka takuar vetëm drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright gjatë qëndrimit katërditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa zyrtarë të shumtë e kanë “përzënë” dhe nuk kanë pranuar të takohen me të.

Kurti e ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të premten, ndërsa qëndrimin e ka zgjatur për shkak të një ligjërate që është planifikuar të mbajë më 14 maj në Universitetin DePol në Çikago, organizuar nga Departamenti i Studimeve Shqiptare.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rustemi ka thënë se Kurti do të ketë takime të shumta politike dhe ekonomike në SHBA por nuk dha detaje.

“Nuk e di saktësisht agjendën e takimeve, por do të ketë takime çdo ditë. Këto janë takime ekonomike dhe politike”, tha Rustemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu