Aksidentoi çiftin me ‘G-Class’, Sulejmani: Isha i traumatizuar, s’më mbajtën frenat

0

TIRANË– Në dëshminë e tij lidhur me aksidentin, Ajas Sulejamani deklaroi se ka qënë me shpejtësi rreth 40 km. Ai ka treguar se frenoi në momentin që semafori u bë i kuq mirëpo nuk e mbajtën frenat.

“Sapo u bë i kuq kam nisur të frenoj, por nuk më mbajtën frenat. Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam patur qëllim të iki, por duke qenë se ishte dhe vajza ime e mitur u largova. Kisha dhe vajzën time pesë vjecare dhe bashkë me të kam shkuar në spitalin privat pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nfga ky aksident”, ka thënë Sulejmani.

Ndaj tij janë ngritur kuzat për, shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë plagosjen e më shumë se dy personave, drejtim të autromjetit në mënyrë të parregullt nën ndikimin e drogës, largim nga vendi i aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu