Kurti për SkyNews: Ballkani rrezikohet ndaj agresionit rus

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një intervistë për SkyNeës ka folur për gjendjen në Ukrainë, ndërkaq theksoi se as Ballkan nuk është imun ndaj agresionit rus. Kurti theksoi se e njëjta situata si në Ukrainë, ka qenë edhe në pranverën e 1999 në Ballkan.

“Tashmë këtë e kemi parë edhe në Ballkan në pranverën e vitit 1999. Mbi 860 mijë qytetarë ishin larguar nga Kosova. Qindra masakra të ndodhura, mbi 12 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë dhe rreth 20 mijë gra janë përdhunuar. Tashmë po e shohim agresionin rus në Ukrainë, ku secili lider është duke e dënuar. Tashmë jemi në përkrahje të popullit ukrainas për respektim të integritetit territorial”, tha ai.

Sipas tij, Ballkani nuk është imun nga gjendja në Ukrainë, sepse në Ballkan ka shtet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk ka dënuar veprimin e Rusisë e ky shtet është Serbia, fqinji i Kosovës.

“Kjo ka shumë lidhje me Rusinë, si kulturore dhe historike në një anë dhe ekonomike e ushtarake”, tha Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu