Kryeministri Albin Kurti po e pret formimin e qeverisë së re në Mal të Zi që t’i fillojë takimet e përbashkëta ndërmjet qeverive të të dy vendeve, si me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, siç u zhvilluan me shtetet tjera të rajonit.
Temë diskutimi Kurti tha se do të jetë edhe çështja e demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vjet më parë.
Pas vizitës që i ka bërë shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, Kurti u pyet në 4-vjetorin e miratimit të demarkimit të kufijve me Malin e Zi, për të cilën tha se qeveritë e kaluara padrejtësisht ia falën Malit të Zi 8200 hektarë të territorit të Kosovës.
“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektar të territorit të Kosovës”,- tha Kurti.