Lajm i fundit! Aksidentohet me motomjet 28-vjeçari nga Cërriku, dërgohet rëndë në spital

0

Një 28-vjeçar me inicialet E.H., është aksidentur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Cërrik, Elbasan, rreth orës 14:45. 28-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një motor në momentin që ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte i riu. 28-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:45, në fshatin Selitë, Cërrik, shtetasi E. H., rreth 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Për pasojë është dëmtuar 28 vjeçari i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu