GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka krijuar sot një grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor. Gjatë takimit me kryetarët e bashkive në Golem, Rama theksoi se ky grup pune do të drejtohet nga Ervin Demo si Ministr i Pushtetit Vendor.
Ndërkohë që do të jenë pjesë nga qeveria Minisitri i Ekonomisë, i Kulturës si dhe ai i Mjedisit. Ndërsa nga pushteti vendor do të jenë pjesë e grupit kryebashkiakët e Lezhë, Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës dhe Roskovec.
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetin vendor për të trajtuar të gjitha problemet e për t’i futur në vijë qoftë në aspektin rregullativ, qoftë në aspektin e problematikave të natyrave të ndryshme që e shihni të arsyeshme të trajtohen. Do të propozoja që këtë grup pune ta drejtoje Ministri i Pushtetit Vendor, ndërsa në të të jenë edhe minisitri i Ekonomisë, Kulturës, dhe ai i mjedisit. Nga pushteti vendor Kryetarët e bashkive, Lezhë, Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës, Roskovec,” tha Rama.





