Kush është Ajdin Mustafi, 28 vjeçari që ra nga ballkoni i Hotel “ROGNER”

0

Djali në foto është Ajdin Mustafi, 28 vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasditen e djeshme në Tiranë. I riu kishte ardhur nga Zvicra për të kaluar disa ditë pushimi në Shqipëri. Madje, kishte zgjedhur dhe një prej hoteleve të shtrenjta të Tiranës, Hotel “Rogner”, në të cilin jeta ju pre në mes.

Si shkak paraprak, dyshohet se janë bërë kangjellat e amortizuara të ballkonit të hotelit.

28 vjeçari kishte dalë në ballkon dhe teksa ishte mbështetur në kagjellat e dhomës së tij, ato janë këputur dhe kanë rënë në tokë. Ajdin Mustafi qëndronte në një dhomë në katin e pestë të Hotel “Rogner”.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. I riu është gjetur nga stafi i hotelit, me plagë të shumta në trup. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, Ajdin Mustafi nuk mundi të jetonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu