Kush është biznesmeni shqiptar që u hetua për vrasjen e bankierit Artan Santo

0

Emisioni Top Story ka publikuar detaje të reja rreth hetimeve për vrasjen e bankierit Artan Santo. Në emisionin janë publikuar edhe emra biznesmenësh dhe personazhe që janë me precedent penal dhe që policia pas ngjarje i ka mbajtur në survejim për të zbardhur ngjarjen e rënd.

EMISIONI TOP STORY

Pas vrasjes së Santos, njeriu i Rezart Taçit: Gjokë Tushaj, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Ai ka deklaruar se ditën e krimit ka qenë në banesën e tij në Lezhë dhe në karburantin që posedon në Reps. Në mesditë, ai thotë se ka shkuar në Rinas. Nga aty është nisur për në Greqi, Austri dhe Gjermani. Kjo dëshmi mbështetet nga miku I tij Ergi Ferhati, djali I Tushës, Bledari dhe nipi I tij Besniku. Por, ka disa detaje mjaft të dyshimta që u kanë rënë në sy hetuesve.

“Është bërë verifikim në sistemin TIMS nga i cili rezulton se shtetasi Gjergj (Gjokë) Tushaj nuk ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe që prej datës 26.05.2014 ai rezulton zyrtarisht brenda territorit të republikës së Shqipërisë. Po ashtu, është bërë përplasje me mjete M.GJ.T. midis shtetasve Bledar dhe Besnik Tushaj ku gjatë bisedës Bledari I ka kërkuar Besnikut që të tregojë në polici se babi I tij Gjoka ka ikur më datë 26.06.2014 për në shtetin grek përmes aeroportit të Rinasit”.

Pra, përgjimi mes djemve ka treguar se Gjoka u ka rrëfyer më parë se cfarë duhet tu thonë prokurorëve. Pavarësisht dyshimeve, nuk ka të dhëna që Tushaj të ketë qenë në Tiranë ditën e vrasjes së Santos. Me përgjimet që ngritën dyshime, prokurorët vendosën të kryejnë ekspertime kimike në duart e kushërinjve Bledar dhe Besnik Tushaj. Rezultatet treguan se nuk janë evidentuar mikrogrimca unike nga ato që mbeten nga qitja me armë zjarri.

Ndërkohë gazetari Artan Hoxha jep indicie për një prej personave të dyshuar si ekzekutor.

“Personi që ka bërë qitjen me informacionin që kam unë, më pas është rrëmbyer dhe është zhdukur, është personazh që rezulton i përfshirë në seri ngjarjesh të rëndësishme në Shiqëpri. Ka një variant që ky para se të ekzekutohej e zhdukej është filmuar me kamer, është torturuar për të treguar e pastaj është ekzkeutuar e zhdukur kufoma, gjatë torturave ka treguar lidhur me 31 ngjarje”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Personi për të cilin është folur disa herë është Enver Stafuka nga Fushë Kruja. Ai është person i dyshuar për disa vepra penale. “Asnjëherë autorietet tona skanë deklaruar që ky është ekzkeutori i kësaj ngjarje” u shpreh gazetari Artan Hoxha. Ky person është rrëmbyer në 8 Shkurt të vitit 2015 në qendër të Fushë Krujës nga disa persona të maskuar si policë.

Trupi i Stafukës nuk u gjet kurrë. Ai ka pasur një cështje penale që lidhej me procesin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Stafuka, kishte grabitur makinën e përdorur në krim nga biznesmeni Arben Frroku. Për rrëmbimin e tij është dyshuar një grup i fuqishëm kriminal i akuzuar për gjobëvënie dhe vrasje, por kurrë nuk janë siguruar të dhëna të mjaftueshme.

Vetë familjarët e Stafukës kanë akuzuar hapur për zhdukjen e Enverit shokun e tij Durim Bami. Në dëshmitë e dhëna në prokurori, ata kanë deklaruar se Enverin e zhdukën pasi kishte informacion për dhjetëra krime. Bami njihet si një prej krerëve të bandës së Niklës. Ai, është i njëjti person i cili disa vite më parë rrëfente se ishte porositur për të kryer një atentat ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Bami kishte dëshmuar për këtë plan edhe para ministrit të brendshëm të kohës Saimir Tahiri.

Kur prokuroria nisi veprimet, ai tha se gjthçka ishte inskenim. Në këtë konkluzion arriti edhe organi i akuzës. Saimir Tahiri pati deklaruar aso kohe në prokurori se inskenimi ishte bërë për të larguar vëmendjen nga vrasja e Artan Santos, duke përmendur emrin e Durim Bamit si një prej të dyshuarve kryesorë.

SaimirTahiri: Kjo bëhej ose se Toma do të jetë në qendër së vëmendjes së Kryeministrit ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që sipas meje ishte diçka që kishte të bënte me Santon ose me vëllanë e deputeti Mark Frroku. Kjo sepse ne kishim problem me dëshmitarin e drejtësisë për çështjen e vëllait të Frrokut, për çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt.

Top Story ka mësuar se banda e Niklës ka qenë një prej grupeve të dyshuara për eliminimin e bankierit. Siç konstatohet në dosjen hetimore, dy prej pjestarëve të këtij grupi janë mbajtur nën vëzhgim. Bëhet fjalë për Valter Bamin, vëllain e Durimit dhe Mariglen Hakën. Ky i fundit, i shpëtoi një atentati në Shtator të vitit 2019 në hyrje të banesës në Nikël ku u plagos rëndë. Në ngjarje u vra halla e tij Shpresa Basha. Pas vrasjes së Santos, Haka dhe Bami i janë nënshtruar përgjimeve telefonike dhe atyre ambjentale por nuk janë siguruar të dhëna me interes për hetimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu