Kush është ekonomistja e BKT që u vetëhelmua pasi i hoqën vajzën nga “gjiri i saj”

0

 

Alma Dauti është 37-vjeçarja nga Saranda e cila u vetë-helmua ditën e sotme dhe ndërroi jetë. Ajo u transportua me urgjencë me helikopter drejt Traumës, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Shkak për ngjarjen mësohet se u bë largimi drejt Italisë i vajzës së saj të mitur 12-vjeçare. Vajza është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi pas divorcit gjykata i ka dhënë të drejtën e kujdestarisë.

Dauti punonte në BKT e Sarandës në profesionin e saj, ekonomiste. Ajo përshkruhet si profesioniste e zonja që e donte punën e saj.

Gjithashtu sipas personave që e njihnin, ishte një zonjë e respektuar dhe e dashur. Lidhja e fortë me të bijën dhe vendimi i Gjykatës për heqjen e kujdestarinë bëri që ajo të merrte vendimin tragjik për jetën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu