Kush është “Harabeli i kuq” që ndihmoi “spiunët” rusë në Gramsh? Komunikuan në shqip!

0

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për dy rusët Mikhail Zorin e Svetlana Timofeeva si dhe për ukrainasin Fedir Alpatov të cilët u arrestuan në gushtin e vitit 2022 në uzinën e Armëve të Gramshit.

Të tre këta persona akuzohen se janë spiunë të shërbimeve sekrete ruse dhe se kishin ardhur në Shqipëri për të fotografuar gjendjen e objekteve ushtarake të vendit tonë. Aktualisht mbi ta rëndon akuza e “Sigurimit të informacionit” kryer në bashkëpunim, ndërsa për Mikhail Zorin rëndon edhe akuza e goditjes për shkak të detyrës, pasi ai sulmoi ushtarët në bazën ushtarake.

Një pikëpyetje që mbetet edhe sot është nëse këta tre te rinj kanë pasur bashkëpunëtor nga Shqipëria. Kush është “Harabeli i Kuq”, shqiptari që mendohet t’i ketë ndihmuar spiunët?

I ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Igli Çelmeta deklaroi se ky person ka komunikuar në shqip me 3 shtetasit e huaj, pasi rusja Zvetlana di shumë mrië të komunikojë në gjuhën tonë.

“’Harabeli i kuq’ u zbulua nga hetimet. Spiunët kishin komunikuar me një shqiptar, nëpërmjet kartave SIM. ata kanë komunikuar shqip sepse Zvetlana Timofeva dinte shumë mirë shqip, edhe në burg ka folur me të burgosurat e tjera. Ata ishin vendosur në bazën ushtarake të vjetër, e quajtur ‘Ajrori’ dhe aty kishin fushëpamje të gjerë. Deri tani Mikail Zorin është i vetmi që e ka pranuar se ishin spiunë. Ata janë rekrutuar nga GRU-ja dhe ky ishte misioni provë i tyre që nëse e kalonin, do pranoheshin në GRU. Por ata nuk e kaluan, prandaj nuk duan as të kthehen në Rusi, madje Zvetlana Timofeva ka kërkuar azil politik që të qëndrojë këtu.”– tha gazetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu