Gazmen Cani është personi i cili rrëmbeu të gjithë vëmendjen e medias ditën e sotme duke i ikur nga duart policisë dhe forcave RENEA me Benz-in me xhama të zinj.
Edhe pse pistoletat e policisë ishin drejtuar drejt tij, ai nuk u ndal dhe shtypi gazin për t’u larguar duke rrezikuar edhe jetën e policëve që kishte përballë.
Gjatë operacionit të sotëm antidrogë, u sekuestruan 1.2 kg kokainë, ndërsa pati edhe një incident me gazetarin e News24 Ergys Gjençaj.
Ai ka deklaruar se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar. Ndërkaq policia po heton rolin e tij të mundshëm në aktivitetin kriminal.