Kush është shqiptari që humbi jetën në aksidentin horror në Spanjë?

0

 

Një aksident i frikshëm u regjistrua pak ditë më parë në një nga autostradat Spanjës, si pasojë e të cilit humbën jetën një shqiptar dhe një rumun si dhe u plagos një person i tretë. Por aksidenti mbartte shumë mister, pasi dy viktimat u gjetën të zhveshur lakuriq në rrugë dhe njërit i ishte prerë koka. Sipas mediave spanjolle, trupat e pajetë ishin të masakruar dhe të gjymtuar. Drejtuesi i njërës prej makinave po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër që ishte ndalur në rrugë dhe me dritat e fikura. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy makinat u zhvendosën disa metra tutje. Aipas hetimve dyshohet se njëri nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasi ata. Dyshohet gjithashtu se ngjarja mund të jetë e lidhur edhe me krimin e organizuar.

Ndërkohë është identifikuar shqiptari i cili humbi jetën në këtë aksident të frikshëm. Sipas TCH bëhet fjalë për Xhuliano Kora, 24 vjeç, i lindur dhe i rritur në Fushë-Krujë. Të dhënat janë bërë me dije nga familjarët e tij të cilët thanë se fillimisht e kanë mësuar ngjarjen përmes mediave dhe më pas i janë drejtuar Ministrisë së Jashtme, e cila u ka konfirmuar vetëm emrin e viktimës duke ia kaluar shtetit spanjoll kompetencën e çështjes. Familjarët bëjnë apel për rikthimin e trupit të 24-vjeçarit në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu