Kush është shqiptari që iu bë atentat në Belgjikë, si nisi “lufta” mes fisit Kaza dhe Gjini pas vrasjeve në vitet ‘90

0

Agustin Kaza ishte shënjestër e një atentati në Bruksel mbrëmjen e së dielës (28 prill).

44-vjeçari ishte duke pirë kafe në një lokal shqiptarësh në rrugën Joseph Brand, në Schaerbeek, kur u qëllua disa herë në kokë dhe kraharor. Një burrë teksa po ecte pranë tij, i ka dalë përballë, e ka qëlluar disa herë dhe më pas është larguar.

Autoritetet belge kanë raportuar se gjendja e shqiptarit është tepër kritike pasi plumbat janë qëlluar nga një distancë e afërt. Hetimet për këtë vrasje të mbetur në tentativë, Prokuroria ia ka besuar seksionit të vrasjeve të policisë gjyqësore federale në Bruksel.

Ka dyshime se atentati ndaj tij ka qenë për motive gjakmarrje pasi ai është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy personave më 3 korrik të vitit 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain në qendër të Rrëshenit në 1994.

Por nuk përjashtohet edhe mundësia e prishjes së pazareve të drogës pasi zona ku ndodhi atentati kohëve të fundit ka qenë në qendër të kontrolleve policore, pasi ka pasur një dhunë të shtuar, por edhe trafik droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu