Kush ishte 21-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes me motorrin në Greqi (Foto, emri)

0

 

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Perama në ishullin e Mitilinit në Greqi.

Sipas policisë lokale, gjatë aksidentit kanë humbur jetën dy persona, njëri prej të cilëve shtetas shqiptar,21 vjeç.

Viktimat po udhëtonin me motor në aksin Papadhou-Perama, një prej akseve kryesore të ishullit, në kohën që u përplasën me njëri tjetrin.

Prej përplasjes mbeti i vdèkur në vend 21 vjeçari Shqiptar Salea Hamzai, ndërsa pak më vonë humbi jetën në spital edhe 19 vjeçari grek.

Kjo ngjarje shumë e rëndë ka tronditur banorët e ishullit të Mitlinit dhe sidomos komunitetin shqiptar të cilët gëzonin respekt të madh si për viktimën ashtu dhe për familjen e tij të nderuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu