Kush ishte elektriçisti që humbi jetën në krye të detyrës (EMRI)

0

 

Personi në foto është Karafil Pupe, i cili humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

56-vjeçari, elektriçist ishte duke punuar në një shtyllë tensioni të lartë në fshatin Nepravishtë, ku ra në kontakt me rrymën dhe humbi jetën.

Për lajmin e hidhur ka reguar edhe OSSH e rajonit Gjirokastër, ku i shprehin ngushëllime familjes për humbjen e madhe.

“Tragjike dhe e dhimbshme humbja e jetes se elektricistit tone Karafil Pupe. Lutjet tona shkojne per te dhe famlijen e tij🙏” thuhet në postim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu