Përplasën për motive pronësie, sekuestrohet një automatik dhe arrestohet 55 vjeçari (EMRI)

0

 

Fier

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Pas marrjes së njoftimit së në fshatin Kashisht, Fier, po ndodhte një konflikt për motive pronësie mes dy shtetasve dhe se njëri prej tyre dispononte dhe armë zjarri dhe si pasojë konflikti mund të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke bërë shoqërimin në Komisariat të dy palëve të përfshira në konflikt, shtetasin Z. Rr dhe J. K.

Gjithashtu, bazuar mbi informacionet e marra se shtetasi Zija. Rrapaj kishte fshehur një armë zjarri në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe si rezultat kanë gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Z. Rr.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Rr., 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu