Kush ishte shqiptari që pa nga afër vullkanin e Islandës

0

Kuksiani pa nga afër vullkanin e Islandës: Para shpërthimit ndiheshin çdo minutë tërmete

Alkid Kurtallari është një 30-vjeçar nga qyteti i Kukësit, me profesion mekanik. Por prej 4-vitesh ai jeton në shtetin ishullor nordik Islandë. Ai ka dokumentuar imazhe nga një shpërthim vullkanor pas 800-vitesh.

Islanda e pikasur në hartën e botës për frymëmarrjen e zjarrtë të tokës, është prej ditësh kryefjala e mediave botërore. Vullkani ka shpërthyer të premten mbrëma në jug-perëndim të kryeqytetit Reykjavik, dhe bëhet fjalë për një çarje 500-700 metra të gjatë në Fagradasfjall, në gadishullin Reykjanes.

Sot Alkidi ishte në një lidhje “Skype” ku u shpreh se ishte një ndjesi e mirë, por njëkohësisht edhe e frikshme.

Ai zbuloi se para shpërthimit ndiheshin çdo minutë tërmete me magnitudë 5.5. më pas Alkidi shtoi se ishte aq afër vullkanit, sa kishte mundësi që ta prekte pjesën që nuk ka zjarr.

“Për herë të parë pashë vullkan, e ky është njëherë në 800 vjet. Sigurimi ishte i madh, pasi helikopterët gjatë gjithë kohës shikonin nëse njerëzit i afroheshin shumë dhe po rrezikojnë. Aty ka njerëz ditë e natë që qëndrojnë për siguri”, u shpreh Kurtallari.

Më pas u pyet edhe në lidhje me jetën e tij, ku tregoi se jeton me familjen dhe punon si automekanik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu