Edi Rama : Jemi gati që nesër të marrim vaskinimin e bluzave të bardhave të Kosovës

0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është e gatshme të vaksinojë të gjithë punonjësit e shëndetësisë të Kosovës.

Ai gjithashtu bëri me dije se vaksinimi i të gjithë popullsisë në Shqipëri do të fillojë menjëherë, madje është menduar që procesi i vaksinimit të bëhet me 3 turne nëse do të jetë e nevojshme.

“500 mijë Pfizer janë të kontraktuara, 1 milion e 140 mijë të tjera që janë të parapaguara me COVAX, që në total shkojnë 2 milion e 140 mijë. Bashkë me pjesën tjetër që do të mbërrijë nga Sinovac, ne shkojmë në 2 milion e 640 mijë vaksina në total që ne i kemi siguruar.

Objektivi i afërt është të lehtësojmë sezonin tonë turistik dhe kemi vendosur qershorin si afat maksimal, por kemi marrë masat të vaksinojmë 500 mijë qytetarë brenda majit. Objektivi përfundimtar që brenda pranverës së ardhshme ne të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë e vaksinueshme, pasi fëmijët e vegjël nuk vaksinohen, dhe të përmbyllim këtë luftë me shumicën e vendeve të BE.

Dua të shtoj se ne sot kemi mundësi të japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës, jemi gati që nesër të marrim vaskinimin e bluzave të bardhave të Kosovës. Janë 11 mijë punonjës shëndetësie në Kosovë dhe ne jemi gati t’i vaksinojmë. Nëse duan të shpejtojnë dhe të vijnë me numra të mëdhenj në Kukës, nuk ka problem. Së bashku me ministren e Shëndetësisë kemi marrë masat që procesi i përgjithshëm i vaksinimit të fillojë menjëherë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të krijojë një orar të posaçëm vaksinimi deri në mesnatë. Nëse është e nevojshme do ta bëjmë edhe me 3 turne”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu