Rama jep lajmin e MADH: Do të sjellim në Shqipëri jo vetëm vaksinat, por vetë fabrikën që i prodhon vaksinat

0

Rama jep lajmin e MADH: Do të sjellim në Shqipëri jo vetëm vaksinat, por vetë fabrikën që i prodhon vaksinat

Kryeministri Edi Rama ndodhet në aeroportin “Nënë Tereza” ku priti 192 mijë vaksinat kineze që erdhën nga Turqia.

Rama nga aeroporti dha lajmin e madh, duke thënë se përveç mbërritjes së vaksinave, ka filluar bisedimet edhe për të sjellë në vendin tonë fabrikën më të madhe farmaceutike franceze që i prodhon vaksinat, siç janë vaksinat e gripit, hepatitit apo dhe produkte të tjera farmaceutike.

Rama: Më vjen mirë që sot jemi këtu së bashku për një moment të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë. Para se të jap disa shpjegime për dozat e reja që sa kanë ardhur, dua të ndaj me ju një tjetër lajm të mirë: njëkohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjisë së lartë e cila aktualisht është një ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, kompania farmaceutike që bën dhe distribucionin e vaksinës sinovac, por që edhe në të njejtën kohë është prodhuese e shumë vaksinave të tjera farmaceutike. Kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim të rënësishëm jo vetëm për këtë moment, por edhe për të ardhmen. Një fabrikë prodhuese e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë një pikë rëndësishëm prodhimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu