Kush janë drejtuesit e policisë të arrestuar sot në operacionin anti-kanabis (Emrat)

0

Ditën e sotme në qytetin e Vlorës u finalizua një operacion kundër kultivimit të kanabisit në zonë, që solli prangosjen e 27 personave dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve. Gjithashtu Gjykata e Vlorës bëri ekzekutimin e 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe të 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”.

Burime bëjnë me dije se operacioni u nis nga prokuroria e Vlorës dhe hetimi policor përmes përgjimeve të personave të dyshuar zgjati rreth 6 muaj.

Aksioni ishte i përqëndruar në zonën e Vlorës dhe Himarës, specifikisht në fshatrat Kuç dhe Nivicë.

Mes 27 të arrestuarve janë dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, me funksione të ndryshme, si shef komisariati, shef krimesh apo inspektor. Në pranga kanë rënë: Arjan Tase, shef i komisariatit Himarë; David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme; Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë; Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë; Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë; I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim.

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu