Pala greke shtyn vendimin për hapjen e Pikës Kufitare të Kapshticës, ja kur pritet të rifillojë lëvizja lirisht

0

Pala greke ka shtyrë vendimi për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 7 Janar 2021, një lajm ky i konfirmuar nga drejtoria vendore e kufirit dhe emigracionit në Korçë.

Ne datën 20 Nëntor pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që në datën 3 Dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Për personat të cilët do të duan të shkojnë për në Greqi e vetmja pikë kufitare aktive ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.

Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu