Kush janë mjeku dhe dy infermierët e arrestuar nga policia që mjekuan Nuredin Dumanin? Emrat

0

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar një urdhër ndalimi për mjekët nga Fieri që mjekuan Nuredin Dumanin.

Pas atentatit te kryqëzimi i Cërrikut në aksin Elbasan-Peqin, Dumani udhëtoi drejt Fierit dhe u mjekua në apartament.

Mjekët e ndaluar janë Juljan Malaj, mjek, kirurg, Ermal Gjeçi dhe Bledi Berdalli, infermierë .‘Nuk e njihnim’, kështu u përgjgijën dy mjekët dhe infermierët kur u arrestuan nga policia pasi ndihmuan Nuredin Dumanin dhe nuk raportuan për vendndodhjen e tij. Para policisë mjekët dhe infermierët kanë deklaruar se e kanë ndihmuar të plagosurin por nuk e dinin se për kë bëhej fjalë.
Arrestimi i Dumanit u bë i mundur pas një telefonate të mbërritur në Policinë e Shtetit. Ai u gjet në një apartament në Fier, bashkë me të u arrestua dhe Hekuran Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu