Kushi në Elbasan, për rastin e vdekjes së 13-vjeçarit nga Lushnja: “është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, e gjithë shoqërisë”

0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ndodhet në Elbasan ka folur për rastin e vdekjs së 13-vjeçarit nga Lushnja i cili dyshohet se humbi jetën duke realizuar një sfidë në TikTok.

Kushi u shpreh se është një shqetësim që e ka ngritur prej kohësh në media dhe në takimet e zhvilluara me mësues, prindër dhe ekspertë.

Kushi: Fëmijët rrinë për një kohë të gjatë dhe aksesojnë në burime të pakontrolluara informacionin. Kjo influencon sjelljen e tyre. Rasti i 13-vjeçarit në Lushnje akoma nuk është vërtetuar, por dyshimet janë për shkak të angazhimit të tij të madh në rrjete sociale. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, e gjithë shoqërisë. Ne si institucione arsimore padyshim që kemi përgjegjësi shumë të lartë në mirë informimin e tyre nga rreziku që mund t’i vijnë nga përdorimi i tepruar i teknologjisë, por kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, padyshim edhe familja dhe gjithë shoqëria. Jemi dëshmitarë të rasteve kur prindërit i lejojnë fëmijët që të rrinë me orë të gjata dhe as nuk i kontrollojnë se çfarë informacionesh marrin, ku aksesojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu