Një i ri 21 vjeç, Nehat Uruci, ka humbur jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, Nehat Uruci ndodhej në automjet si pasagjer, kur mjeti, i drejtuar nga një shofer që dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë e përplasjes së fortë, 21-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Stafi i InfoWeb Media shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e Nehat Urucit në këtë moment të vështirë dhimbjeje.





