Një 30 vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në fshatin Kutal të Përmetit, ku fillimisht u raportua për aksident.
Sipas burimeve, dyshohet se 30 vjeçari ka kryer vetëvrasje.
Sipas burimeve Endrit Baçi, dyshohet të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga ura.
Lartësia prej rreth 10 metrash ka bërë që i riu të gjejë vdekjen e menjëhershme.
Për ngjarjen, ka reaguar edhe faqja lokale e Bashkisë së Përmetit, duke shprehur ngushëllimet për familjen për ndarjen papritur nga jeta të të riut.