Ky është futbollisti i Kombëtares, patronazhist i De Bias-it. Ish-trajneri Kuq e Zi: Pra edhe unë e paskam një spiun?

0

Skandali me patronazhistët çdo ditë e më shumë merr përmasa më të mëdha pasi qytetarët zbulojnë se kanë nga pas një “patronazhist” që di çdo lëvizje të tyre.

Gjatë këtyre ditëve përveç raportimeve nga qytetarët se po u vidhen të dhënat dhe ndihen të spiunuar edhe shumë figura publike kanë rënë pre e “patronazhimit”. Mes tyre është edhe ish-trajneri i Kombëtares tonë, italiani Gianni De Biasi i cili para pak kohësh u trondit nga lajmi i tërheqjes së pasaportave diplomatike.

Gjatë një interviste për “PanoramaSport”, De Biassi e kishte të vështirë ta kuptonte se çfarë do të thotë patronazhist por në fund doli vetë në konkluzionin se ky person që e ndjek dhe e raporton është një spiun. Ndërkohë patronazhisti i tij është Alban Hoxha, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për portierin e Kombëtares.

Mister, a keni dëgjuar ndonjëherë për “patronazhistin”?

Ç’dreqin është ky?

Është një vullnetar që aderon në një parti dhe siguron të dhëna për qytetarë të ndryshëm, të cilët ai i ka në “patronazh” dhe informon se për kë votojnë, çfarë bindjesh kanë etj…

Edhe ç’lidhje kam unë me këtë?

Prej disa ditësh në Shqipëri është bërë publike lista e Partisë Socialiste për qindra mijëra qytetarë dhe aty figuron edhe emri juaj.

Po me mua ç’kanë? Pse duhet të jetë emri im aty…?

Po, sepse edhe ju keni një patronazhist…

Prit pak prit, se këtë termin që përdorni me sa kuptoj e keni fjalën për dikë që raporton për mua apo për të tjerë se çfarë bëjmë, kë votojmë, etj…

Pak a shumë…

Ah, po dakord pra, por thuaj “spiun”. Këta janë spiunë… Pra edhe unë e paskam një spiun?! Uh, e çuditshme.

Keywords: Infowebtv, De Biasi, trajner, kombëtare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here