Ky është i riu që vdiq në aksident, ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë

0

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 28-vjeçari Bajazit Thaçi, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin e regjistruar në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë” në Kavajë.

Ai ka qenë duke drejtuar një automjet tip “Mercedes Benz” dhe dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte i riu.

Bajazit Thaçi ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë. Në një shënim në rrjetet sociale, Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit.

“Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë. Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella. Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë.”– shkruan Këshilli Bashkiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu