Ky është insekti i parë që do shitet në treg si ushqim. BE merr vendimin

0

BE ka autorizuar tregtimin si ushqim të larvave të verdha të njohura shkencërisht si “tenebrione mugnaio”, apo në gjuhën e përditshme si tenja mielli. Ky është aprovimi i parë i BE-së për një insekt si ushqim dhe ky vendim ka ardhur pas vlerësimit disa vlerësimeve shkencore nga EFSA. “Ushqimi i ri” (sipas përkufizimit të BE) mund të tregtohet si një insekt i tërë i tharë, si një meze e lehtë, ose si një formë mielli. Strategjia “Fermë në pirun”, thekson Brukseli, identifikon insektet si një burim alternativ proteine ​​që mund të ndihmojë në kalimin në një sistem ushqimi më të qëndrueshëm.

FAO ( Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë ) i kualifikon insektet si një burim ushqimi i shëndetshëm dhe shumë ushqyes, të pasur me yndyrna, proteina, vitamina, fibra dhe minerale. Vendimi zyrtar i Komisionit do të miratohet në javët e ardhshme. Komponentët kryesorë të larvës së miellit të verdhë janë proteinat, yndyrnat dhe fibrat (chitin).

Burimi: anotiziagiornale.it|joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu