Ky është Ramis Mici që vrau bashkëjetuesen në Elbasan

0

Elbasan- Një ngjarje e rëndë ndodhi në Elbasan. Ramis Mici, 37 vjeç, masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij në Elbasan, Jetlira Elezi.

Mësohet se Ramis Miçi dhe viktima, Jetlira Elezi bashkëjetonin prej 6 vitesh. Ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Çifti sapo kishin marrë një banesë me qera në lagjen “Skëndebej” të Elbasanit. Të dy ishin të pa pupunë dhe punonin sa herë gjenin një punë sezonale.

Viktima, Jetlira Elezi ishte nga Belshi. Rastin e rëndë e kanë denoncuar fqinjët që u informuan për ngjarjen.

Policia është vënë në kërkim të Ramis Micit i cili u largua nga vendngjarja sapo kreu krimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu